Kolonjë: Banorët e fshatrave Taç i Sipërm dhe Prodan kanë protestuar ditën e sotme kundër zaptimit të kullotave të tyre. Banorët pretendojnë se sipërfaqet e kullotave u përkasin të dy fshatrave dhe janë zaptuar nga një person i vetëm, i cili ka përfituar mbi 400 hektarë tokë.
Sipas banorëve, kjo sipërfaqe do të përdoret për vendosjen e paneleve fotovoltaike, ndërkohë që kjo situatë i dëmton ata, pasi burimi i vetëm i të ardhurave për familjet e tyre është blegtoria. Rreth 100 blegtorë nga të dy fshatrat preken drejtpërdrejt nga kjo situatë.
Banorët u bëjnë thirrje organeve ligjzbatuese dhe institucioneve përkatëse të marrin masa për rishikimin e dokumentacionit, pasi pretendojnë se ka mbivendosje të hartave të truallit, duke përfshirë edhe pjesë të kullotave ku ata mbajnë bagëtitë.

