4.7 C
Pogradec
5.9 C
Korçë
5.6 C
Bilisht
5.6 C
Ersekë
4.7 C
Maliq
5.9 C
Liqenas
Sunday, February 15, 2026

“Dasma pa Nuse” – një shfaqje plot humor dhe mesazh në nder të muajit të letërsisë

- Advertisement -

Në bibliotekën “Skënder Luarasi” në Ersekë u zhvillua një aktivitet artistik me rastin e tetorit – muajit të letërsisë, ku nxënësit sollën në skenë pjesë nga vepra e shkrimtarit të njohur Naum Prifti.

Në qendër të aktivitetit ishte komedia “Dasma pa Nuse”, e cila u interpretua me shumë humor dhe energji nga nxënësit pjesëmarrës. Nxënësja Sara Minaj realizoi një monolog të veçantë, ku në fillim të shfaqjes u shfaq e veshur si nuse dhe foli në rolin e saj, ndërsa në fund mori rolin e dhëndrit, duke sjellë një kontrast argëtues dhe plot kuptim.

Shfaqja, e zhvilluar në nder të shkrimtarit Naum Prifti, me origjinë nga Rehova, zgjati rreth 45 minuta dhe u ndoq me interes nga nxënësit dhe stafi pedagogjik. Të pranishmit u argëtuan, qeshën dhe mësuan më shumë mbi krijimtarinë e autorit, ndërsa në fund u zhvillua edhe një bashkëbisedim i ngrohtë me publikun.

Ky aktivitet solli jo vetëm humorin dhe energjinë e të rinjve, por edhe dashurinë për letërsinë shqiptare.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit