8.4 C
Pogradec
8.9 C
Korçë
8.7 C
Bilisht
7.6 C
Ersekë
8.2 C
Maliq
9.1 C
Liqenas
Sunday, February 15, 2026

Pogradec/ Si u Prish një Projekt Premtues në Heshtje…

- Advertisement -

Pogradeci: Si u Prish një Projekt Premtues në Heshtje

Identiteti në futboll nuk ndërtohet brenda një nate por mund të zhduket brenda një vere, kur mungon vizioni dhe vendimmarrjet e duhura!

Gjëja më e vështirë në futboll është t’i japësh një ekipi fytyrën dhe fizionominë që ti kërkon. Kjo nuk vjen rastësisht kërkon investime të zgjuara, vendimmarrje të qëndrueshme dhe mbi të gjitha, kohë.
Një ekip nuk ndërtohet brenda natës; ai formësohet me durim dhe përkushtim, derisa të krijojë një identitet të qartë në fushë.
Pikërisht kjo u arrit me shumë mund sezonin e kaluar te Pogradeci. Por, për çudi, gjithçka u zhduk në mënyrë të pakuptimtë.
Largime pa arsye dhe pa dinjitet
U larguan futbollistë që kishin dhënë gjithçka për fanellën e qytetit dhe ishin ndër më të mirët e Kategorisë së Parë, veçanërisht në Play-Off.
Ata u larguan pa asnjë respekt dhe në heshtje, pa një “faleminderit” për atë që i dhuruan këtij qyteti.
Viti i kaluar me trajnerin Ardian Mema ishte një shembull se si një skuadër mund të rritet në lojë dhe rezultate.
Kjo rritje u përshëndet dhe mbështet nga të gjithë, por… çfarë ndodhi më pas?
Skuadra e këtij sezoni duket se është ndërtuar nga shumë duar, por pa një drejtim të qartë.
Largimi i lojtarëve të besuar të trajnerit dhe afrimi i emrave të diskutueshëm, pa nivelin e kërkuar, ka sjellë pasiguri dhe rënie.
Këtu qëndron edhe gabimi i vetë trajnerit Mema: pranimi i këtyre ndryshimeve, edhe pse të papranueshme për projektin që vetë ai kishte nisur.
Gjithsesi, për kontributin e tij në rikthimin e identitetit sportiv të Pogradecit, i urojmë trajnerit Ardian Mema suksese në të ardhmen.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit