11.5 C
Pogradec
10.7 C
Korçë
10.9 C
Bilisht
10.4 C
Ersekë
10.7 C
Maliq
12.2 C
Liqenas
Friday, October 24, 2025

74-vjeçarja që tronditi Devollin, kërcënoi punonjëset e bashkisë, policia ndërhyn menjëherë!

- Advertisement -

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka njoftuar një sërë rastesh të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit në territorin e saj, që përfshijnë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe ngjarje me motive të dobëta në zonën e Devollit.

Sipas policisë, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë një të ri, shtetasin A. M., 21 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll kanë referuar disa raste të tjera në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për disa shtetas.
Më konkretisht, A. J., 26 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, dyshohet se ka goditur me grushta një 65-vjeçar, për motive të dobëta.
Gjithashtu, Th. Z., 63 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të dy banues në fshatin Dobranj, janë përfshirë në një konflikt fizik me njëri-tjetrin, gjithashtu për motive të dobëta.

Në një rast tjetër, është proceduar penalisht F. S., 74 vjeçe, e cila dyshohet se ka kanosur dhe përndjekur dy punonjëse të shërbimit social të Bashkisë Devoll. Policia bën me dije se kjo shtetase ka probleme të shëndetit mendor, ndërsa materialet i janë referuar organit të Prokurorisë për vlerësim të mëtejshëm.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 21 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

A. J., 26 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, pasi dyshohet se ka goditur me grushta një 65-vjeçar, për motive të dobëta;

Th. Z., 63 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, banues në fshatin Dobranj, pasi dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta;

F. S., 74 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor, pasi dyshohet se ka kanosur dhe përndjekur 2 punonjëse të shërbimit social të Bashkisë Devoll.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit