Një qytetar i Pogradecit ka raportuar pranë redaksisë sonë një problem mjedisor që, sipas tij, po neglizhohet prej kohësh nga institucionet përgjegjëse. Në mes të lulishtes, pranë hyrjes së maternitetit të qytetit, ndodhet një kazan mbeturinash i shkatërruar dhe i qelbur, i cili, siç thotë qytetari, nuk është lëvizur prej kohësh. Sipas tij, situata është jo vetëm shqetësuese për banorët dhe kalimtarët, por edhe një rrezik higjienik, duke qenë se ndodhet përballë një institucioni shëndetësor si materniteti.
Ky nuk është rasti i parë kur banorët e Pogradecit shprehin shqetësime për menaxhimin e mbetjeve dhe mungesën e ndërhyrjeve të shpejta në hapësira publike.
Mesazhi i plotë i qytetarit:
“Pershendetje, ju kam parë që reagoni sa i përket qytetit të Pogradecit. Edhe kjo që ju dërgova është në mes të qytetit, në mes të lulishtes, një kazan i shkatërruar dhe i qelbur në derë të maternitetit, që nuk e lëviz njeri prej kohësh. Edhe ju admirojmë për punën që bëni.”

