Nga: Eduart Bardhushi
Urgjenteee! Nëse dikush e ka parë opozitën në Korçë, le të njoftojë sepse janë zhdukur fare, nuk flasin, nuk reagojnë, nuk shfaqen, e mbi të gjitha: nuk kundërshtojnë asgjë!!!!
Në Këshillin Bashkiak? Asnjë zë kundër. Zero reagim për taksat, për mungesën e investimeve, për problemet e qytetit,, për shkollat që boshatisen, për tregjet që rrenohen dita ditës….
Ore më duket vetëm mua kështu apo kështu është? Se sikur janë aty thjesht për të bërë numrin, jo për të përfaqësuar dikë, e madje madje ndonjëherë duket sikur janë më afër me pushtetin sesa me popullin që i ka votuar!
Dikur Korça ka qenë plot me zëra kritikë, figura që e çonin zërin kur shihnin padrejtësi.
Sot? Opozita në Korçë është bërë si ata kushërinjtë që vijnë vetëm për Bajram, shfaqen vetëm kur afrohen zgjedhjet, bëjnë ndonjë status në Facebook dhe pastaj zhduken prapë.
Pyetja është: A është vetëm faji i tyre? Absolutisht që jo!
Sepse kjo është fotografia e gjithë opozitës shqiptare sot, një opozitë që rrotullohet gjithmonë rreth një emri: Sali Berisha, që nuk ikën, nuk lëshon, nuk hap rrugë, 12 vjet i njëjti refren (Që prej vitit 2013), ndërkohë rinia ikën nga sytë këmbët, qytetet boshatisen, dhe njerëzit që janë lodhur duke zgjedhur mes “më të keqit” dhe “më të vjetrit”.
Ka ardhur koha për të rinjtë, nuk e kam fjalën për “të rinjtë” 50-vjeçarë me teserë partie që rrinë në hije jooo, por për ata që e duan ndershmërisht qytetin dhe vendi dhe jam i bindur që të tillë ka plot, por u mbyllet dera sa herë që “Doktori” ka ende oreks për mikrofon.
Prandaj, le ta themi troç: Berisha duhet të largohet, me dinjitet, pa dramë, jo për t’u “dorëzuar”, por për t’i dhënë opozitës një shans për të rilindur (jo si Rilindja e PS jooo, mos u trembni).
Korça dhe e gjithë Shqipëria meriton një opozitë që flet, që reagon, që lufton për qytetin, jo që fle, sepse një opozitë pa zë, është si ora pa akrepa, duket e bukur por nuk tregon asnjëherë kohën e saktë.
Kështu që nëse nuk ndryshon kjo gjendje, mos u çudisni nëse zgjedhjet e ardhshme bëhen me një kandidat të vetëm dhe që do fitohen me 99.9% si në kohën e xhaxhit.

