13.7 C
Pogradec
14.2 C
Korçë
13.8 C
Bilisht
13.3 C
Ersekë
13.3 C
Maliq
14.6 C
Liqenas
Monday, September 15, 2025

Vajzat pogradecare të volejbollit nisin kampionatin me fitore të pastër! Xhakolli: Krenar për këtë skuadër…

- Advertisement -

Skuadra e vajzave të volejbollit të Pogradecit ka startuar në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin kombëtar, duke regjistruar një fitore bindëse 3–0 ndaj ekipit të Teutës. Atmosfera në parket ishte e zjarrtë, ndërsa skuadra pogradecare tregoi forcë, unitet dhe dëshirë për të qenë mes protagonisteve të këtij sezoni.

Kryebashkiaku i Pogradecit, Ilir Xhakolli, e ka komentuar këtë sukses përmes një postimi në rrjetet sociale, duke u shprehur krenar për vajzat që, sipas tij, “na bëjnë të gjithëve të ndiejmë emocione të veçanta.” Ai theksoi se kjo fitore është një tregues i karakterit dhe përkushtimit të skuadrës, duke u shprehur i bindur se ekipi do të vazhdojë të tregojë forcën edhe në sfidat e ardhshme.

Të premten, vajzat e Pogradecit do të zbresin sërish në parket, këtë herë në Korçë, ku do të përballen me një nga rivalët më të fortë, Skënderbeun. Kryebashkiaku Xhakolli u shpreh optimist se ekipi do të dëshmojë edhe një herë shpirtin garues dhe vlerat që e karakterizojnë.

Ky fillim i mbarë është një sinjal i qartë se volejbolli pogradecar, me mbështetjen e tifozëve dhe të institucioneve, është i gatshëm të luftojë për objektiva të mëdha në këtë sezon.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit