21 C
Pogradec
21.4 C
Korçë
20.6 C
Bilisht
20.8 C
Ersekë
13.3 C
Maliq
14.6 C
Liqenas
Monday, September 15, 2025

Editorial nga Eduart Bardhushi: Korça në “epokën e artë” të turizmit! Ku janë mijra turistët?

- Advertisement -

Nga: Eduart Bardhushi / E mirë mirë…sipas “inteligjencës” të bashkisë, Korça paska hyrë në “epokën e artë” të turizmit, ku mijëra vizitorë ishin vëtëm këtë verë- thotë Raqkë kryetari duke iu referuar shifrave…

Ore po ku janë këta mijëra turistë, keni parë gjë ju, në hotelet gjysmë bosh, apo ndoshta i kanë parë në ndonjë apartament me qira ditore, që më pas mbetet bosh 11 muaj të tjerë???!!!

E vërteta është se shifrat fluturojnë vetëm nëpër konferenca, (siç fluturojnë politikanët tanë me presh në b*thë) ndërsa realiteti është që ekonomia e qytetit ecën zvarrëëë!

Atmosfera festive? Poo mo poo, shumë e bukur në letër, një festë birre, dy koncerte e një panair dhe e shpallim Korçën “kryeqytet turistik”.

Realiteti i hidhur është së të rinjtë presin autobusët e emigracionit, dyqane që mbijetojnë me zor, dhe kafene që rrinë plot vetëm një ditë jave, mohojeni nëse s’është kështu!

Me nisjen e shtatorit, bashkë me rënien e gjetheve bien dhe pritshmëritë, ku vizitorët “nga e gjithë bota” që përmenden shpesh, janë thjesht disa grupe turistësh që ndalojnë për një selfie e një kafe, për t’u zhdukur më pas drejt destinacioneve të tjera.

Ironia është se në vend të një strategjie serioze për zhvillimin turistik, Bashkia “ushqen” banorët me statistika të bukura për Facebook, ndërsa realiteti është shumë më kokëfortë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit