Është prezantuar në Sallën e Këshillit Bashkiak në qytetin e Pogradecit një kërkim shkencor nga Universiteti “Fan S. Noli” në partneritet me shoqatën “Korça Alpin” dhe me mbështetjen e AKKSHI-së, ku fokusi ka qenë te liqenet akullnajore të Lukovës, Liqeni i Pogradecit dhe burimet e Drilonit.
Eriseld Kalemaj tregon se ky projekt është shtrirë në disa plane: atë mjedisor, analizat laboratorike të ujit dhe aspektin shëndetësor.
Ndërkaq, sa i përket liqeneve akullnajore të Lukovës, Kalemaj tregon se fillimisht nuk ka pasur asnjë informacion, ndërsa ky studim po bën hapin e parë për të analizuar përmbajtjen ujore të këtyre burimeve. Veçoria kryesore e këtyre liqeneve është përmbajtja e lartë magnezike.
Kalemaj thekson se ky projekt ka për qëllim që zbulimet mbi këto burime të jenë më konkrete dhe të promovohen si një vlerë kulturore e historike për qytetin, duke u kthyer kështu edhe në atraksione turistike.

