3.4 C
Pogradec
3.1 C
Korçë
3.4 C
Bilisht
2.3 C
Ersekë
2 C
Maliq
4.6 C
Liqenas
Saturday, January 31, 2026

Mbyllja e Tik Tok nuk i mbyll sherret ne dyert e shkollave!

- Advertisement -

Mbyllja e Tik Tok nuk i mbyll sherret ne dyert e shkollave!

Asnjë mësim nuk kanë nxënë institucionet tona nga ngjarja tragjike në Shkollën Fan Noli në Tiranë, ku mbeti i vrarë 14 vjeçari Martin Cani.

E sot kur adoleshenti tjetër që vrau Martin Canin, u paraqit në gjykatës, një ngjarje e rëndë u shënua në Gjimnazin “Sami Frashëri” ku dy nxënës në përfundim të mësimit u përfshinë në një konflikt të dhunshëm ku përdorën dhe sende të forta.

Ngjarje të ngjashme janë përsëritura, si në rastin në gjimnazin e Cakranit në Mallakstër, apo në Shkollën e Mesme në Baz të Matit pak ditë më parë.

Masa e vetme përballë këtij realiteti ka qënë mbyllja e Tik Tok, qartazi një nismë që nuk ka asnjë lidhje me sigurinë në shkolla, por me sigurinë elektorale.

Qëndresa Qytetare fton institucionet të jenë më të përgjegjshme në raport me çështjen delikate të sigurisë në shkolla.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit