3.4 C
Pogradec
3.1 C
Korçë
3.4 C
Bilisht
2.3 C
Ersekë
2 C
Maliq
4.6 C
Liqenas
Friday, January 30, 2026

17-vjeçari fiton Olimpiadën e Shkencave / “Rrëmbeu” medaljen e artë mes 160 të rinjve nga gjithë bota 

- Advertisement -

​Orges Ibi, një 17-vjeçar nga Korça, është shpallur fitues i medaljes së artë në Olimpiadën Botërore të Shkencave, duke u dalluar mes 160 të rinjve nga vende të ndryshme të botës, përfshirë Kinën, Amerikën dhe Rusinë. ​

Olimpiada ishte e ndarë në dy kategori kryesore, bazuar në grupmosha të ndryshme: Kodimi dhe Matematika e Kimia. Orgesi mori pjesë në kategorinë e Kodimit, ku arriti të tregojë aftësitë e tij të jashtëzakonshme.​

Në një intervistë, Orgesi shprehet se rrugëtimin e tij në fushën e teknologjisë së informacionit e ka nisur që në moshë të hershme. Me kalimin e viteve, ai ka ndjekur kurse të ndryshme dhe ka kryer praktikë, duke arritur të zhvillojë aftësi të larta në këtë fushë. Përsa i përket fitores, ai tregon se nuk e kishte pritur, ndërsa familja dhe miqtë e tij janë ndjerë shumë krenarë për të.​

Kjo fitore duket të jetë vetëm hapi i parë për Orgesin, i cili aktualisht po pret raundin e tretë në një konkurs tjetër. Ai inkurajon moshatarët e tij që të sfidojnë veten në konkurse të tilla, pasi janë përvoja unike që ofrojnë mundësi të mëdha për zhvillim personal dhe profesional.​

Suksesi i Orgesit është një shembull i shkëlqyer i talentit të lindur nga pasioni dhe angazhimi i tij, si dhe mundësitë që ofron Qendra e Inovacionit e Bashkisë Korçë. Kjo dëshmon se kur investohet në zhvillimin e rinisë, arrihen suksese që ndikojnë pozitivisht në shoqëri dhe të ardhmen e saj.

Për të mësuar më shumë rreth arritjeve të Orgesit, mund të ndiqni intervistën e tij në videon e mëposhtme.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit