3.4 C
Pogradec
3.1 C
Korçë
3.4 C
Bilisht
2.3 C
Ersekë
2 C
Maliq
4.6 C
Liqenas
Saturday, January 31, 2026

Korçë/ Ndihmoi emigrantë të kalonin ilegalisht kufirin, arrestohet në Tepelenë 32-vjeçari i shpallur në kërkim

- Advertisement -

Një 32-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim nga policia e Korçës për veprën penale ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” të kryer në bashkëpunim, është arrestuar këtë të diel në Tepelenë.

Ndaj të riut, me inicialet K.Q., Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. 

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, të DVP Gjirokastër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ëanted 2”.
Gjatë këtij operacioni, u kap në Tepelenë, dhe u vu në pranga shtetasi K. Q., 32 vjeç, banues në fshatin Luzat. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, me vendimin e datës 07.03.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit