3.1 C
Pogradec
1.2 C
Korçë
1.7 C
Bilisht
0.8 C
Ersekë
0.8 C
Maliq
2.8 C
Liqenas
Thursday, January 22, 2026

Mateo Yskollari/ Kam denoncuar: “Faqet zyrtare të shkollave shpërndajnë propagandë…”

- Advertisement -

Shrkuan Mateo Yskollari: Jo pak herë kam denoncuar publikisht në profilin tim, kthimin e institucionit të arsimit në Shqipëri, por kryesisht në disa shkolla specifike në qytetin e Pogradecit, faqet zyrtare të së cilave administrohen nga persona përgjegjës të caktuar nga drejtori (si institucioni drejtues), dhe në shumicën e rasteve nga vetë ai, në kasapanë propagandistike të nënës udhëheqëse, dhe jo vetëm. Përfshirë këtu më të frekuentueshmit, si shkolla 9-vjeçare “M.E.M”, në faqen e së cilës ka më tepër postime të zonjës nënë, të karriges së ministrisë së turpit, sesa aktivitete shkollore.

Kjo shkel minimalisht 5 pika dhe nene të ndryshme të Republikës së Shqipërisë dhe duhet të ndiqet seriozisht dhe/apo penalisht si fenomen, i cili tregon qartë se propaganda e këtyre drejtorëve, përfshirë këtu edhe gjimnazet e Pogradecit, i mbajnë karriget e tyre si rrjedhojë e propagandës dhe duartrokitjes, apo edhe që mendojnë se kjo formë e shpifur e servilizmit do t’i mbajë më gjatë ngrohtë këto karrige.

E turpshme është gjithashtu që, gjatë kohës kur për të katërtën herë radhazi vijojnë protestat për sigurinë në shkolla, faqet zyrtare të këtyre shkollave duartrokasin me dënesë live-t e zonjës Ministre…

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit