Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit K. Sh., 33 vjeç dhe T. Ç., 37 vjeç, të dy banues në fshatin Barçaj, pasi dyshohet se kanë kontrabanduar nga Greqia, 2 bagëti të trasha (viça) që u gjetën në furgonin me të cilin lëviznin këta shtetas.

