13.4 C
Pogradec
14.2 C
Korçë
13 C
Bilisht
13.5 C
Ersekë
13.6 C
Maliq
13.7 C
Liqenas
Sunday, April 12, 2026

Presidenti Bajram Begaj nga Mitropolia e Korçës: Gëzuar Pashkët Ortodokse të gjithë besimtarëve…

- Advertisement -

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka qenë ditën e sotme në Korçë, ku ka vizituar Mitropolinë e qytetit, me rastin e Pashkës Ortodokse.Begaj u takua edhe me mitropolitin Anastas dhe pas takimit, gjatë fjalës së tij para mediave, Kreu i Shtetit përsëriti urimin e tij për mirësi e dashuri për besimtarët ortodoksë.

“Shumë faleminderit për mikpritjen. Jam sot shumë i gëzuar që gjendem në Korçë për të uruar nga Mitropolia e Korçës besimtarët ortodoksë, gëzuar Pashkën. Qoftë e bekuar për të gjithë besimtarët por edhe për të gjithë shqiptarët. Uroj që drita e qiririt e marrë mbrëmë në kishë të ndriçojë zemrat e çdo individi, çdo besimtari, të gjithë shoqërisë tonë dhe të bëhemi më të mirë me njëri tjetrin, më solidarë dhe më të mbarë për njëri tjetrin. Me këtë rast i uroj edhe hirësisë së tij Anastasit, që të ketë një shërbesë të mbarë, të suksesshme këtu në Mitropolinë e Korçës”, është shprehur Begaj.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit