5.7 C
Pogradec
6.2 C
Korçë
5.4 C
Bilisht
5.5 C
Ersekë
5.3 C
Maliq
6.1 C
Liqenas
Thursday, April 2, 2026

Gazetari Armand Braho vlerësohet me “Çmimin e Inkurajimit” në konkursin e gazetarisë investigative “Fatos Baxhaku”

- Advertisement -

Gazetari i Report TV për qarkun e Korçës dhe kryeredaktori i Pogradecipress.al Armand Braho, është vlerësuar me “Çmimin e Inkurajimit” në kuadër të konkursit për shkrime investigative “Fatos Baxhaku”, organizuar nga Faktoje.al.

Vlerësimi erdhi pas publikimit të artikullit investigativ “Nga akti i marrjes së tokës, te kontratat e Bashkisë: Konfliktet e pronësisë në Pogradec”, një material që trajton problematika konkrete të krijuara nga moszbatimi i ligjit dhe boshllëqet institucionale në administrimin e pronës.

Artikulli hedh dritë mbi përplasjet mes qytetarëve dhe institucioneve, duke sjellë në vëmendje raste ku mungesa e koordinimit dhe zbatimit të legjislacionit ka prodhuar konflikte të reja pronësore në zonën e Pogradecit.

Ky vlerësim vjen si një njohje për gazetarinë investigative në nivel lokal, duke evidentuar rëndësinë e trajtimit të çështjeve komunitare që shpesh mbeten jashtë vëmendjes publike. Në këtë kuadër, theksohet se gazetaria nuk kufizohet vetëm në qendrat e mëdha urbane, por zhvillohet edhe në qytete të vogla, aty ku problematikat sociale dhe ligjore marrin shpesh forma më të heshtura.

Konkursi “Fatos Baxhaku” synon të nxisë raportimin cilësor dhe investigativ, duke promovuar standarde profesionale dhe adresimin e çështjeve me interes publik.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit