10 C
Pogradec
10.9 C
Korçë
10.4 C
Bilisht
9.7 C
Ersekë
9.9 C
Maliq
10.9 C
Liqenas
Tuesday, March 31, 2026

“‘Po na grabisin pronat”/  Banorët e Rrjollit, Gurasit, Durrësit, Ballshit, protestë para Parlamentit: Kemi dorëzuar kërkesë për seancë dëgjimore…

- Advertisement -

Çështja e problemeve me pronat ka nxjerrë para Parlamentit dhjetëra qytetarë për të protestuar.

Të pranishëm ishin pjesë të disa komuniteteve, të Rrjollit në Velipojë, të Durrësit (Projekti TID), të Ballshit, të Zall Gjoshajt, të Gurasit të Pogradecit, të Gjoricës dhe të Kurdarisë.

Një ndër banoret e Rrjollit u shpreh ndër të tjera se, kanë dorëzuar në Parlament një seancë dëgjimore për problematikën e tyre. Ndërkohë një tjetër aktiviste e pranishme në protestë është shprehur se ligji për shpronësimet për interes publik duhet zhbërë.

Është hera e tretë që mblidhemi për problematikat e pronës. Parlamenti ka në dorë të bëjë apo të zhbëjë ligje. Një nga ligjet më të tmerrshme është ligji për shpronësimin për interes publik. Ky ligj ka disa nene që shpronëson privatin për t’ja dhënë privatit. Ky është një ligj që duhet zhbërë nga ky Parlament. Hajdutë janë të gjithë ata që kanë votuar për këtë VKM. Të gjitha projektet bëhen në mungesë transparence, në një grabitje për ditë me diell. Shteti shqiptar është i shurdhër”.

Ndërkohë një banore e Durrësit, e cila kundërshton projektin TID, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e ka cilësuar si aktorin kryesor për grabitjen e pronave.

Unë jam Rita nga Durrësi. Edi Rama që i fillove dhe mbylle gjithë hipotekat, i çove gjyqet në Tiranë, i kopsite dhe vodhe pronat. Je bastard me këtë që po i bën popullit shqiptarë. Të gjithë deputetët e kanë frikë Edi Ramën. Ai është Sulltan Murat. Harroje, popullin e ke kundër. Po i lë njerëzit pa shtëpi”.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit