Mësohet se një konflikt ka ndodhur brenda një servisi makinash mes 4 personave. Njëri prej tyre është dëmtuar dhe u dërgua me ambulancë në spital. Mësohet se edhe të tjerët kanë pësuar dëmtime, por ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes. Priten detaje në vijim.
I plagosur ka mbetur Renaldo Xhixho, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se ai është pronar i një servisi për shërbim tapicerie në lagjen 10.
Sipas të njëjtave burime, disa persona i janë afruar servisit dhe aty janë konfliktuar, ku më pas Xhixho ka mbetur i plagosur.
Dyshohet se shkaku i konfliktit mund të lidhet me pakënaqësi të klientëve ndaj punës së kryer, por gjithçka mbetet për t’u zbardhur pas marrjes së deklaratave nga personat e përfshirë në ngjarje.

