5.2 C
Pogradec
5.7 C
Korçë
4.9 C
Bilisht
4.9 C
Ersekë
4.9 C
Maliq
5.6 C
Liqenas
Thursday, April 2, 2026

Korçë/ Godet me grushte një 56-vjeçar për motive të dobëta, procedohet penalisht 34-vjeçari…

- Advertisement -

Një konflikt i ndodhur në Korçë ka përfunduar me procedim penal për një 34-vjeçar, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një shtetasi tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin me iniciale D. A., 34 vjeç, banues në Korçë. Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grushte një 56-vjeçar.

Si pasojë e konfliktit, 56-vjeçari ka pësuar dëmtime të lehta dhe ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende në hetim, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit