5.2 C
Pogradec
5.7 C
Korçë
4.9 C
Bilisht
4.9 C
Ersekë
4.9 C
Maliq
5.6 C
Liqenas
Thursday, April 2, 2026

CNA: Operacioni i Prefekturës Korçë/ Rebelohen gazetarët…

- Advertisement -

Prefektja e Qarkut Korçë, Florinda Zegullaj, ka zhvilluar një aksion këtë të enjte në zonën e Lumalasit, përgjatë aksit kombëtar, ku janë konstatuar raste të tregtimit ambulant në anë të rrugës.

Të pranishme në terren kanë qenë edhe strukturat institucioneve përgjegjëse, duke ndërhyrë për largimin e tregtarëve dhe rikthimin e rendit në këtë segment.

Në fakt, ky aks kombëtar rrezikon jetën e tregtarëve, por ajo që duhet të bëjë prefektura dhe instancat e tjera, është gjetja e një zgjidhje konkrete për ta, qoftë me krijimin e një tregu apo çdo lloj alternative tjetër që të mos cënohet “buka e gojës” për familjet që nxjerrin të ardhura nga shitja e prodhimeve bujqësore.

Megjithatë, ndryshe nga praktikat e transparencës që priten në raste të tilla, mediat e Korçës nuk janë njoftuar për këtë aksion. Gazetarët kanë kërkuar një shpjegim lidhur me mungesën e informacionit dhe pamundësinë për të ndjekur nga afër zhvillimet në terren.

Operacioni i Prefekturës Korçë/ Rebelohen gazetarët
Operacioni i Prefekturës Korçë/ Rebelohen gazetarët
Operacioni i Prefekturës Korçë/ Rebelohen gazetarët
Operacioni i Prefekturës Korçë/ Rebelohen gazetarët

Në përgjigje, prefektja Florinda Zegullaj ka sqaruar se ndërhyrje të tilla janë pjesë e punës së përditshme institucionale dhe nuk përbëjnë një aksion të veçuar që kërkon njoftim paraprak për median. Sipas saj, bëhet fjalë për veprime rutinë në kuadër të garantimit të rendit dhe sigurisë.

Por ky qëndrim ngre pikëpyetje mbi transparencën dhe raportin me median. Edhe pse mund të konsiderohen “ndërhyrje rutinë”, fakti që përfshijnë aksione në terren me impakt të drejtpërdrejtë tek qytetarët dhe bizneset e vogla i bën ato me interes publik, çka kërkon informim dhe akses për gazetarët.

Mungesa e njoftimit shihet si një kufizim i të drejtës së medias për të raportuar në kohë reale dhe për t’i dhënë publikut një pasqyrë të plotë të situatës. Gazetarët në Korçë përmes reagimeve të tyre në grupin e medias së prefekturës, kanë ngritur shqetësim mbi rastin në fjalë. Gazetarët nuk mund të konsiderohen thjesht “spektatorë” të ftuar vetëm në aktivitete të planifikuara, por partnerë në informimin e qytetarëve në çdo rast me interes publik.

Nga ana tjetër, Zegullaj ka lënë të hapur mundësinë për një komunikim më të strukturuar në vijim, duke paralajmëruar një informim të dedikuar për median gjatë javës së ardhshme, ku pritet të prezantohen masat dhe hapat e mëtejshëm. Megjithatë, për mediat mbetet e rëndësishme që transparenca të mos jetë përzgjedhëse, por e vazhdueshme, sidomos në aksione që prekin drejtpërdrejt komunitetin./CNA 

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit