Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasin R. I., 33 vjeç, banues në fshatin Kamenicë.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Dvoran, ku 33-vjeçari, teksa kulloste bagëtitë, dyshohet se ka shkaktuar zjarr nga pakujdesia. Si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi, duke shkaktuar dëme në mjedis.
Burime nga policia bëjnë me dije se zjarri është përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga kushtet e terrenit dhe faktorë të tjerë, ndërsa ndërhyrja e shërbimeve përkatëse ka bërë të mundur izolimin e tij.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për vijimin e hetimeve dhe përcaktimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

