5.7 C
Pogradec
6.2 C
Korçë
5.4 C
Bilisht
5.5 C
Ersekë
5.3 C
Maliq
6.1 C
Liqenas
Thursday, April 2, 2026

Rruga e re në Rrëmenj nis të shembet! Banorët: Investim pa cilësi që rrezikon izolimin..

- Advertisement -

Vetëm disa muaj më parë përfundoi investimi në rehabilitimin e rrjetit rrugor të brendshëm në fshatrat e njësisë administrative Buçimas, ndër to edhe në fshatin Rrëmenj. Por, pas jo shumë kohësh, në disa segmente të dy rrugëve që lidhin një prej lagjeve me pjesën tjetër të fshatit, kanë nisur dëmtimet, duke rrezikuar kështu izolimin e një prej lagjeve.

Të shqetësuar për këtë situatë, banorët shprehen se rruga është ndërtuar me cilësi të dobët, duke sjellë rrezikshmëri të madhe për mjetet që qarkullojnë në këtë aks, por edhe për vetë fëmijët.

Situata ka qenë problematike prej disa muajsh, ndërkohë që rrëshqitja e rrugës ka nisur të thellohet. Në segmente të caktuara, më tepër se gjysma e shtratit të rrugës është shembur.

Sistemimi dhe rehabilitimi i rrugëve në njësinë administrative Buçimas është realizuar nga kompania “Rei” sh.p.k. dhe ka kushtuar afro 800 milionë lekë. Por, siç duket, problematikat në këto rrugë janë tashmë të dukshme.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit