9.6 C
Pogradec
9.6 C
Korçë
8.9 C
Bilisht
8.9 C
Ersekë
9 C
Maliq
9.7 C
Liqenas
Sunday, March 22, 2026

Pogradec/ Transport drush pa leje në Slabinjë, procedohen penalisht dy shtetas, sekuestrohen kamionët dhe lënda drusore…

- Advertisement -

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj dy shtetasve, Xh. Ç., 45 vjeç, banues në Pogradec dhe D. P., 56 vjeç, banues në fshatin Leshnicë. Këta të fundit janë konstatuar në territorin e fshatit Slabinjë, teksa transportonin me mjete tip kamionë një sasi të konsiderueshme drush zjarri pa dokumentacionin përkatës dhe jashtë kuadrit ligjor.

Sipas burimeve policore, gjatë kontrollit të ushtruar në terren, u evidentua se lënda drusore nuk ishte e pajisur me leje prerjeje apo transporti, duke ngritur dyshime për prerje të paligjshme në zonat pyjore përreth. Në cilësinë e provës materiale, uniformat blu sekuestruan si mjetet e përdorura për transport, ashtu edhe sasinë e druve të zjarrit.

Materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, e cila pritet të vijojë me veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti dhe përgjegjësive ligjore të personave të përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit