5.4 C
Pogradec
4.8 C
Korçë
4.4 C
Bilisht
3.9 C
Ersekë
4.1 C
Maliq
5.4 C
Liqenas
Saturday, March 21, 2026

Projekt për transport elektrik publik në Korçë, Maliq dhe Devoll…

- Advertisement -

ATSH/ Në kuadër të zbatimit të projektit “Smart Cities”, projekt i fituar nga Këshilli i Qarkut Korçë për Programin IPA CBC Greqi–Shqipëri 2021–2027, u zhvillua një takim i rëndësishëm me kryetarët e bashkive Korçë, Maliq dhe Devoll.

Projekti “Smart Cities” sjell për herë të parë transportin elektrik publik, i cili do të pilotohet në këto tri bashki.

Kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, Petrika Tollkuçi, tha se çështjet kryesore të këtij takimi ishin organizimi dhe funksionimi i shërbimit të transportit elektrik, bazuar në një analizë të integruar dhe të mirëstrukturuar të nevojave.

“Qëllimi ynë i përbashkët mbetet ndërtimi i një modeli funksional, të qëndrueshëm dhe në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi, në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të rajonit”, u shpreh kreu i Këshillit të Qarkut Korçë. /j.p/

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit