8.5 C
Pogradec
8.8 C
Korçë
8.3 C
Bilisht
8 C
Ersekë
8.1 C
Maliq
9.2 C
Liqenas
Sunday, March 22, 2026

Gara për drejtimin e PD në Pogradec: përballen Kasëm Galla dhe Oligert Muçllari…

- Advertisement -

Në degën e Partisë Demokratike në Pogradec ka nisur procesi i votimit që prej orës 08:00. Gara zhvillohet mes dy emrave të njohur në strukturat lokale të kësaj force politike. Një nga kandidatët është Kasëm Galla, i cili ka drejtuar degën e PD në Pogradec gjatë viteve 2019–2021 dhe aktualisht njihet edhe si një nga biznesmenët e zonës.

Në garë është gjithashtu edhe Oligert Muçllari, aktualisht drejtues i komanduar i degës pas procesit të primareve. Me profesion ekonomist, Muçllari kandidon për herë të parë për drejtimin e degës së Partisë Demokratike në qytet.

Sipas të dhënave, dega e PD në Pogradec numëron rreth 1800 anëtarë, ndërsa në procesin e fundit zgjedhor morën pjesë mbi 600 prej tyre. Gara pritet të tregojë edhe nivelin e mobilizimit të anëtarësisë në këtë proces të ri organizativ brenda partisë.

Në një prononcim për mediat, Ivi Kaso, drejtuesi politik i qarkut Korçë, është shprehur se procesi deri në këto momente ka qenë i qetë. Ndërkaq, për sa i përket pjesëmarrjes, ai theksoi se vlerësimi duhet të bëhet në fund të procesit dhe shprehu shpresën për një pjesëmarrje të lartë të demokratëve në votim. Procesi i votimit mbyllet në orën 17:00, ndërsa më pas pritet të nisë edhe procesi i numërimit të votave.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit