Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” për shtetasin B. M., 41 vjeç, banues në fshatin Shkallë, Mat, pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht në Greqi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
-Gjithashtu nga shërbimet e patrullës së Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë (kufiri tokësor) në afërsi të fshatit Trestenik dhe fshatit Vidohovë, Devoll, u kapën 2 migrantë të parregullt, të cilët u trajtuan me urdhër largimi vullnetar nga territori i RSH.

