Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin N. T., 42 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Dhunimi i banesës”. Ky shtetas ka goditur për shkak të detyrës shtetasin Z. M., 24 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, me detyrë inspektor në OSHEE, me pretendimin se dy muaj më parë Z. M., i kishte ndërprerë energjinë elektrike, sepse 42-vjeçari ishte debitor. Më pas shtetasi N. T., i ka shkuar në banesë shtetasit Z, M., dhe e ka fyer si dhe ka tentuar të godasë babain e 24-vjeçarit.

