Pogradec – Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në aksin nacional Pogradec–Korçë, në afërsi të fshatit Starovë.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësore.
E plagosura është transportuar me urgjencë në spitalin e Pogradecit, ndërsa gjendja e saj ende nuk bëhet e ditur nga bluzat e bardha.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

