Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, për shtetasin E. M., 47 vjeç, banues në Korçë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen L. D., 66 vjeçe, banuese në Korçë, këmbësore, e cila mori mjekim në spital dhe u largua në banesë. 47-vjeçari u largua nga vendi i aksidentit, por u kap nga shërbimet e Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për 4 shtetas të mitur, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 13, Korçë, u konstatuan duke qendruar pa lejen e pronarëve, në një banesë të pabanuar. Shtetasit e mitur janë intervistuar në prani të prindërve, psikologes dhe avokatit.

