Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” për shtetasit:
S. M., 60 vjeç, dhe L. I., 64 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë, pasi gjatë verifikimeve në dalje të Shqipërisë në PKK Kapshticë, këtyre shtetasve iu konstatuan në pasaportat e tyre nga një vulë e shtetit grek, të dyshuara false.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” për shtetasit:
-A. R., 23 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, Prrenjas, pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë;
-V. N., 50 vjeç, banues në fshatin Luf, Pukë, pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht në Greqi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

