7.8 C
Pogradec
7.7 C
Korçë
7.1 C
Bilisht
6.5 C
Ersekë
6.8 C
Maliq
8.2 C
Liqenas
Saturday, February 14, 2026

Qindra person në rradhë dhe pritje në poliklinikën e Korçës, reagon ashpër deputetja Alolli…

- Advertisement -

Këto janë pamje që një qytetar më dërgon nga Poliklinika e Korçës.
Qytetarët shtyhen, përplasen dhe presin në kushte të turpshme, pa asnjë organizim për kryerjen e analizave.
Kjo është një fyerje dhe poshtërim për njerëzit e sëmurë, veçanërisht për të moshuarit, që nuk munden të qëndrojnë në këmbë dhe detyrohen të presin në radhë në kushte çnjerëzore.
Nga data 1 deri më 10/12 të çdo muaji, analizat laboratorike kryhen nga koncesionari vetëm në këto ditë, ndërsa më pas laboratori ambulator qëndron i mbyllur. Kjo krijon fluks ekstrem, deri në 200 pacientë në ditë, dhe pamjet flasin vetë.

I bëj thirrje Ministrisë së Shëndetësisë, Drejtorisë Rajonale dhe Inspektoratit Shëndetësor të ndërhyjnë urgjentisht, të marrin masa dhe të vendosin përgjegjësi.
Nëse nuk reagojnë sot, atëherë nesër do të mbajnë përgjegjësi për çdo pasojë që kjo situatë mund të sjellë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit