Një e moshuar ka humbur kontaktet me familjen në fshatin Progër, Devoll. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Që prej momentit të njoftimit në polici, forcat policore së bashku me efektivë të ushtrisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e saj. Kontrollet po kryhen në zonat e fshatit, ku rrugët janë të përmbytura për shkak të reshjeve të ditëve të fundit.

