Nga Mentor Kikia/ Te gjithe fajet e Sali Berishes!
Ne PD bejne ironi me nje shprehje: “Fajin e ka Berisha”. Dhe pyetja retorike eshte: Pse, Berisha e ka fajin per korrupsionin e Rames?
-Jo, Berisha nuk ka asnje faj per inceneratoret qindra miliona euro, qe u shpallen si histori suksesi e tani u deklaruan zyrtarisht te deshtuar.
-Jo, Berisha nuk ka asnje faj pse tuneli i Llogarase, sot kushton 130 milion Euro e pas nje muaji kushton 190 milion Euro.
Nuk ka faj as per milionat e IPARD-it qe, nga fermeret shkuan per vila. As per mungesen e ilaceve ne spitale, ndersa dhjetra miliona Euro shkojne per te “lare” gersheret dhe bisturite.
-Po, Berisha ka faj, qe me gjithe keto skandale, e katandisi opoziten nje grusht njerezish ne parlament, e nje grusht ne bulevard.
-Po, Berisha ka faj qe nuk e mund dot qeverine me gjithe keto skandale dhe nuk largohet, duke tundur si flamur alibie manipulimin e zgjedhjeve, per te mos u dorehequr.
E verteta eshte se zgjedhjet nuk jane te lira, por Berisha refuzon te kerkoje edhe pergjegjesite e tij ne keto deshtime.
Rama i bleu votat dhe u ngjiti nga nje patronazhit nga pas votuesve, por Rama nuk i pengoi sot ata, me asnje lloj menyre, per te dale ne proteste.
Ne kete mjedis kaq toksik politik dhe histori skandalesh korrupsioni, qytetaret duhej te dilnin masivisht ne rruge, pas thirrjes se opozites.
Po perse nuk dolen?
Sepse jemi popull dele – mendon shume kush.
Padyshim, ka shume dele mes nesh.
Por a nuk ka faj edhe cobani plak qe u prin ketyre deleve dhe qe i sjell verdalle neper shkurre e nuk i con dot tek lendina me bare dhe lule?
Protesta e sotme tregon perfundimisht se populli nuk te ndjek, nuk te mbeshtet, nuk ka besim.
Z.Berisha eshte nje opozitar i shkelqyer. Por Shqiperise nuk i duhet nje opozite profesioniste, por i duhet nje alternative qeverisese, qe Rama te mos qendroje ne pushtet 20 vjet. Dhe Berisha nuk eshte nje alternative dhe kete e tregoi edhe pjesmarrja ne proteste.
Ketu mbaron historia. Sa me shume Berisha te kapet pas karriges se kryetarit te opozites, aq me shume shtohet barra e fajesise se tij ne ate qe ben keq Rama.

