8.4 C
Pogradec
8.9 C
Korçë
8.7 C
Bilisht
7.6 C
Ersekë
8.2 C
Maliq
9.1 C
Liqenas
Sunday, February 15, 2026

“Ditët e Mios” kthen Korçën në atelie të hapur me 40 piktorë

- Advertisement -

ATSH/ Korça mirëpret edicionin e 15-të të “Ditëve të Mios”, prej sot, 28 tetor e deri më 31 tetor.

Kolonia e piktorëve “Ditët e Mios” është një festë e vërtetë e ngjyrave, dritës dhe shpirtit krijues. Ky edicion do të përfshijë rreth 40 piktorë nga vende të ndryshme të botës, të cilët do të bëhen bashkë për të zbuluar magjinë e rrugicave korçare, peizazhet e fshatrave piktoreske dhe frymën e veçantë që vetëm Korça di të dhurojë.

Artistët e penelit do ta kthejnë qytetin në një atelie të hapur arti, ku çdo penelatë do të pasqyrojë emocionin, frymëzimin dhe dashurinë për vendin, si një ftesë për t’u bërë pjesë e këtij udhëtimi artistik që nderon trashëgiminë e mjeshtrit të madh Vangjush Mio dhe e kthen Korçën në skenën e bukurisë dhe krijimtarisë.

Në galerinë e artit “Guri Madhi” është caktuar një mjedis pune për piktorët pjesëmarrës, të cilët këtë vit vijnë nga Italia, Greqia, Finlanda, Bullgaria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit