Korçë – Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak më parë në Korçë, ku një person i ka dhënë fund jetës.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një i moshuar rreth 70 vjeç është hedhur nga kati i katërt i një pallati.
70-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërsa nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar drejt vetëvrasjes, pasi nuk ishte banor i lagjes dhe i pallatit ku ka ndërmarrë aktin e rëndë.
Mësohet se i moshuari është ngjitur në katin e katërt dhe më pas është hedhur nga ballkoni i korridorit.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

