Korçë: Një 13-vjeçare është vetëhedhur nga ballkoni i shtëpisë së saj, në lagjen nr. 14 të qytetit. Mësohet se ambulanca ka shkuar menjëherë në vendngjarje, duke e transportuar të miturën drejt spitalit. Vajza është hedhur nga kati i tretë i pallatit, ndërsa është dërguar me shenja jete në spitalin e Korçës dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Bluzat e bardha bëjnë me dije se ajo është jashtë rrezikut për jetën. Në momentin kur është vetëhedhur, vajza ka qenë e vetme.

