12.6 C
Pogradec
12.5 C
Korçë
12.9 C
Bilisht
11.6 C
Ersekë
10.6 C
Maliq
13.4 C
Liqenas
Friday, October 24, 2025

Ilir Xhakolli ndan pamje nga Selca e Poshtme: “Një pasuri unike historike dhe turistike”

- Advertisement -

Selca e Poshtme dhe varret monumentale ilire po kthehen gjithnjë e më shumë në një nga atraksionet më të rëndësishme historike jo vetëm në Shqipëri, por edhe në gjithë rajonin e Ballkanit.
Në një publikim në rrjetet sociale, kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, ka ndarë disa pamje nga vizitat e fundit të grupeve turistike në këtë zonë, duke theksuar vlerën e madhe kulturore e arkeologjike që mbart siti i njohur i Selcës.

Në fotot e publikuara, shihen turistë vendas dhe të huaj që eksplorojnë varret monumentale të skalitura në shkëmb, një trashëgimi e rrallë e qytetërimit ilir që daton prej shekujsh. Xhakolli shkruan se Selca e Poshtme është një ndër destinacionet më të rëndësishme historike në vend, e cila po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nga Shqipëria dhe nga vendet e tjera të Ballkanit.

Ky destinacion, pjesë e zonës arkeologjike të Pogradecit, konsiderohet një nga dëshmitë më të çmuara të kulturës dhe arkitekturës së lashtë ilire, që dëshmon për historinë e hershme dhe identitetin kulturor të rajonit.

Kryebashkiaku Xhakolli, shkruan:

Selca e Poshtme dhe varret monumentale ilire janë një nga atraksionet më të rëndësishme historike jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, duke tërhequr vizitorë nga e gjithë bota.

Turistët gjermanë, gjithmonë besnikë dhe të apasionuar pas trashëgimisë sonë kulturore, zgjodhën këtë fundjavë të vizitojnë Varret Monumentale të Selcës së Poshtme
#BashkiaPogradec#TrashëgimiKulturore#VarretMonumentale

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit