8.4 C
Pogradec
8.9 C
Korçë
8.7 C
Bilisht
7.6 C
Ersekë
8.2 C
Maliq
9.1 C
Liqenas
Sunday, February 15, 2026

Kreu i PD Pogradec denoncon: “Lagjia Toplici është kthyer në kantier, banorët vuajnë pasojat”…

- Advertisement -

Kreu i PD Pogradec denoncon: “Lagjia Toplici është kthyer në kantier, banorët vuajnë pasojat”

Kreu i Partisë Demokratike në Pogradec, Oligert Muçllari, ka ngritur sot një akuzë të fortë ndaj Bashkisë së Pogradecit, duke e konsideruar situatën në lagjen Toplici si “skandal”.

Muçllari shkruan në rrjetin social Facebook se kjo lagje është braktisur pas vizitës së kryeministrit dhe tashmë banorët përballen me baltë, gropa dhe tuba të nxjerrë mbi sipërfaqe, duke e bërë të pamundur qarkullimin normal të qytetarëve dhe mjeteve.

Ai akuzon bashkinë për neglizhencë dhe dështim, ndërsa nënvizon se fondet publike po shkojnë në drejtim të patronazhistëve dhe jo në shërbim të qytetarëve.

Postimi i plotë i Oligert Muçllarit:

“Lagjia Topleci SKANDAL!!!

Banorët e lagjes Toplec po vuajnë tashmë prej disa kohësh dështimin dhe neglizhencën e bashkisë Pogradec. Para pak kohësh erdhi kryeministri në këtë lagje, me tamtame dhe daulle lagjja ishte plot me punëtorë dhe patronazhistë. Tashmë prej disa kohësh kjo lagje është kthyer në një kantier ku banorëve ju duhet të vuajnë pasojat e kësaj katrahure në këtë lagje.

Balta, gropat me ujë, tubat e nxjerrë në sipërfaqe dhe skelat e kanë bërë të pamundur lëvizjen normale të qytetarëve dhe mjeteve që mundësojnë plotësimin e nevojave të përditshme.

Për sa kohë që destinacioni i fondeve është në drejtim të patronazhistëve dhe blerësve të votave, dhe jo në drejtim të investimeve për qytetarët, kjo gjendje katrahurë do jetë.

p.s. taksirat ju banorët e Toplecit, shisni makinat dhe blini varka.”

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit