Dita botërore e zemrës mbahet në nivel global çdo vit me qëllimin kryesor të saj ndërgjegjësimin informimin dhe edukimin e njerëzve lidhur me sëmundjet kardiovaskulare të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në të gjithë botën.
Dita botërore e zemrës gjithashtu synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Në kuadër të kësaj dite, në qendër të Pogradecit me banorët, njësia vendore e Kujdesit Shëndetësor organizoi një aktivitet sensibilizues. Ajo ju drejtoi thirrje për ndërgjegjësim popullatës si një element shumë i rëndësishëm përsa i përket sëmundjeve kardiovaskulare.
Në mbarë botën bëhet sensibilizim në lidhje me parandalimin apo me minimizimin e sëmundjeve të zemrës. Nëse neve do të bënim 25 minuta aktivitet fizik, qoftë kjo ecje ose me biçikletë, do të ndryshonte jetën tonë. Gjithashtu, nëse zgjedhim një stil jetese të shëndetshme pa duhan, pa alkool, gjithashtu pa stres dhe me një ushqim cilësor, neve do të ulnim rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Sëmundjet e zemrës vazhdojnë të mbajnë vendin e parë për sa i përket vdekshmërisë. Për një zemër të fortë, edhe diabeti duhet marrë seriozisht dhe duhet mjekuar në bashkëpunim me mjekët. Dita botërore e zemrës gjithashtu synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Sot në botë, të gjithë ekspertët e shëndetësisë besojnë se sëmundjet e zemrës janë dukshëm të parandalueshme duke evituar një numër të madh vdekjesh të parakohshme

