8.4 C
Pogradec
8.9 C
Korçë
8.7 C
Bilisht
7.6 C
Ersekë
8.2 C
Maliq
9.1 C
Liqenas
Sunday, February 15, 2026

Korçë/ Konflikte fizike dhe verbale, disa procedime dhe një arrestim…

- Advertisement -

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 30-vjeçar dhe ka proceduar penalisht të atin e tij 55-vjeçar, pas një konflikti të dhunshëm mes tyre. Babë e bir, banues në fshatin Dishicë, dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.

Në një tjetër rast, në Voskopojë, një 51-vjeçar akuzohet se ka goditur një 61-vjeçar për motive të dobëta. Po ashtu, në qytetin e Korçës, një 48-vjeçar dhe një 40-vjeçar janë përfshirë në një sherr fizik.

Një tjetër konflikt u regjistrua në Korçë, ku një 40-vjeçar akuzohet se ka dhunuar një të moshuar 73-vjeçar.

Komunikata e policisë:
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 30 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. Ç., 55 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Dishicë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit. Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori për shtetasit: V. B., 51 vjeç, banues në Voskopojë; E. G., 48 vjeç, banues në Korçë; D. A., 40 vjeç, banues në Korçë.”

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit