8.4 C
Pogradec
8.9 C
Korçë
8.7 C
Bilisht
7.6 C
Ersekë
8.2 C
Maliq
9.1 C
Liqenas
Sunday, February 15, 2026

Ç’ndodh në Pogradec? 18-vjeçari kanoset, policia proçedon dy shtetas…

- Advertisement -

Specialistët e Krimeve të Rënda kanë nisur procedim penal ndaj një 27-vjeçari dhe kanë shpallur në kërkim një 32-vjeçar nga Pogradeci, pas një denoncimi të bërë nga një i ri 18-vjeçar. Ky i fundit u kanos përmes telefonit që të paguante një shumë prej 800 eurosh shtetasit M. B., ndërsa udhëtonte me furgon nga Selaniku në Pogradec.

Po kështu, në aksin “Korçë–Kapështicë”, një 34-vjeçar nga Prrenjasi humbi kontrollin e automjetit, duke shkaktuar daljen nga rruga dhe lëndimin e lehtë të dy pasagjerëve.

Komunikata e policisë:
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. B., 27 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasin A. Sh., 32 vjeç, banues në Pogradec, pas kallëzimit të bërë nga një 18-vjeçar. Dyshohet se 32-vjeçari ka kanosur nëpërmjet telefonit të riun, për t’i paguar një shumë prej 800 eurosh shtetasit M. B., me të cilin po udhëtonte me furgon nga Selaniku në Pogradec. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin G. O., 34 vjeç, banues në Prrenjas, pasi në aksin rrugor ‘Korçë-Kapështicë’ ka humbur kontrollin mbi automjetin.”

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit