Pogradec – Drejtuesi i një motori është gjetur i rrëzuar në rrugë vetëm pak minuta më parë. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, pasi nuk dihet nëse ai është rrëzuar vetë apo është goditur nga ndonjë automjet.
Sipas të dhënave paraprake, i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe dyshohet të ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Priten detaje të tjera në vijim.

