Kreu parakalim të gabuar, ndëshkohet me gjobë dhe me zbritje pikësh nga leja e drejtimit, drejtuesi i automjetit.
Pas publikimit të një videoje në faqen “Harta Dixhitale e Aksidente Rrugore”, ku shfaqet një automjet duke kryer parakalim të gabuar në aksi rrugor “Qafë Plloçë-Qukës” shërbimet e Policisë Rrugore të Korçës kanë kryer verifikimet për rastin.
Nga verifikimi u identifikua drejtuesi i automjetit, shtetasi F. L.., banues në Korçë. Në zbatim të pikës 10 të nenit 141, pikës 1 të nenit 127 dhe të pikës 1 të nenit 178 të Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit u gjobit me vlerën 13 000 lekë, si dhe iu zbritën 10 pikë nga leja e drejtimit.
Policia Rrugore e Korçës falënderon qytetarët dhe median për kontributin në evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe i fton ata të vijojnë të denoncojnë raste të tilla, pasi reagimi do të jetë i menjëhershëm, i paanshëm dhe në përputhje me ligjin.