13.7 C
Pogradec
14.2 C
Korçë
13.8 C
Bilisht
13.3 C
Ersekë
13.3 C
Maliq
14.6 C
Liqenas
Monday, September 15, 2025

Një postim prekës nga Hondishti i Pogradecit, Malli për vendlindjen dhe rrugët e vështira që mbeten plagë…

- Advertisement -

Në faqen “Fshati Hondisht (Pogradec, Albania)”, Fredi Pançi ka ndarë një mesazh të ngrohtë dhe njëkohësisht të dhimbshëm për lidhjen shpirtërore me fshatin dhe vështirësitë që shoqërojnë kthimin atje.

“HONDISHT, ky vend ku vijmë me mall dhe largohemi me edhe më shumë mall. Kemi lënë një pjesë të shpirtit aty dhe kthimi këtu, është një qetësi që nuk përshkruhet. Një falënderim nga zemra shkon për kushërinjtë tanë që na presin e na përcjellin dhe vështirësitë e rrugës model katastrofë bëhen të pa konsiderueshme”, shkruan ai.

Në fotot e publikuara, shihet gjelbërimi i pyllit, varrezat e fshatit, peizazhet e bukura të Hondishtit dhe shtëpitë karakteristike, të cilat mbartin kujtime dhe lidhje të forta për banorët dhe të afërmit që kthehen aty herë pas here. Pançi thekson se edhe pse udhëtimi është i lodhshëm e rruga e vështirë, dashuria për vendlindjen dhe njerëzit e saj e bën gjithçka të durueshme.

Ky postim është një thirrje e qartë për të mos harruar fshatrat tona, për të reflektuar mbi nevojën e përmirësimit të infrastrukturës, por mbi të gjitha është një dëshmi e mallëngjyer se sa thellë mbetet e rrënjosur lidhja me tokën e të parëve.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit