13.7 C
Pogradec
14.2 C
Korçë
13.8 C
Bilisht
13.3 C
Ersekë
13.3 C
Maliq
14.6 C
Liqenas
Monday, September 15, 2025

“Rrugë fshati!” Rruga Qukës-Qafë Plloçë pa akses në valë telefonike dhe e rrezikshme në udhëtim…

- Advertisement -

Pas më shumë se një dekade punimesh, është hapur për qarkullim rruga Qukës–Qafë Plloçë, një aks i gjatë rreth 43 kilometra, i cili ka zënë vend si një ndër projektet më të diskutueshme të infrastrukturës rrugore në Shqipëri.

Ky segment nuk është pjesë e një aksi kombëtar, por një rrugë rurale që lidh zonën e Mokrës me Pogradecin. Megjithatë, për shkak të terrenit malor dhe infrastrukturës ende të paplotë, rruga mbetet e vështirë për lëvizje. Ajo karakterizohet nga pjerrësi të mëdha dhe kthesa të shumta, duke e bërë qarkullimin sfidues dhe të rrezikshëm. Një problem i madh është mungesa e mbulimit nga kompanitë telefonike, duke lënë pa sinjal celular një pjesë të gjatë të këtij itinerari, çka e bën të pamundur njoftimin e njësive të emergjencës në rast aksidenti.

Rruga është e kategorisë C1, me dy karrexhata, secila me gjerësi 3.75 metra dhe korsitë ndihmëse prej 1 metri. Ajo përfshin dy tunele, një me gjatësi rreth 710 metra dhe një tjetër 300 metra, si dhe disa ura, përfshirë edhe dy ura metalike. Për shkak të terrenit malor, janë ndërtuar edhe mure mbajtëse dhe vepra të tjera arti për të garantuar stabilitetin e segmentit.

Ndërtimi i këtij aksi ka kushtuar rreth 235 milionë dollarë deri në 260 milionë euro, sipas burimeve të ndryshme. Projekti është bashkëfinancuar nga Banka Islamike për Zhvillim, Fondi Saudit për Zhvillim dhe buxheti i shtetit.

Punimet për Qukës–Qafë Plloçë nisën rreth vitit 2009, por u shoqëruan me ndërprerje dhe rifillime të shpeshta. Pas rreth 16 vitesh, rruga u bë e kalueshme në shtator 2025, duke lidhur më shpejt Mokrën me Pogradecin, por me një infrastrukturë që ende ka sfida për t’u konsideruar standarde kombëtare.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit