13.7 C
Pogradec
14.2 C
Korçë
13.8 C
Bilisht
13.3 C
Ersekë
13.3 C
Maliq
14.6 C
Liqenas
Monday, September 15, 2025

Kreu i FRPD Korçë i indinjuar me PD! Kontradiktore me qëndrimet! Fajtor për humbjen jovetë Rama por edhe…

- Advertisement -

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Korçë, Klaudio Braimllari, ka dalë me një deklaratë publike ku shprehet i shqetësuar për vendimet e fundit të Kryesisë së PDSH-së, duke i cilësuar ato kontradiktore dhe të dëmshme për opozitën.

Në deklaratën e tij, Braimllari thekson se hyrja në Parlament, ndërkohë që partia nuk njeh zgjedhjet, përbën një kontradiktë të thellë që dëmton kauzën opozitare. Ai kritikon gjithashtu mënyrën e organizimit të protestave, duke i cilësuar si pa plan, pa objektiv dhe thjesht një konsum energjie për të rinjtë e angazhuar.

Sipas tij, faji për humbjen e Partisë Demokratike nuk qëndron vetëm tek kryeministri Edi Rama, por është rezultat edhe i vendimeve të gabuara të lidershipit aktual, mungesës së transparencës dhe mbylljes ndaj zërave kritikë brenda partisë. Braimllari bën thirrje për një “pastrim, reflektim dhe rilindje të brendshme” të PD-së.

Deklaratë për rrjetet sociale – Kryetar Forumi Rinor PD Korçë

Të dashur qytetarë, demokratë dhe të rinj të angazhuar në politikë,

Si kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Korçë, ende në detyrë, ndiej detyrimin moral dhe politik të shpreh publikisht shqetësimin tim të thellë për vendimet e fundit të Kryesisë së PDSH.

1. Vendimi për të hyrë në Parlament, ndërkohë që vetë partia nuk njeh zgjedhjet, është një kontradiktë që dëmton thelbësisht kauzën opozitare. Nuk mund të jesh brenda dhe jashtë sistemit në të njëjtën kohë – kjo vetëm shton konfuzionin dhe humb besimin e qytetarëve.

2. Protestat që nisin pa një plan të qartë, pa finalizim dhe objektiv të qartë politik, janë thjesht zhurmë dhe konsum energjie për të rinjtë që vërtet besojnë në ndryshim. Nuk duhet të mashtrojmë më veten dhe ata që na ndjekin me iluzione boshe.

3. E vërteta është se Edi Rama NUK është shkaktari i vetëm i humbjes së Partisë Demokratike. Humbja është pasojë direkte e vendimeve të gabuara të lidershipit aktual, mungesës së transparencës, mungesës së bashkimit dhe mbylljes ndaj zërave kritikë brenda partisë.Partia Demokratike ka nevojë për *pastrim, reflektim dhe rilindje të brendshme*, jo për justifikime dhe marrëveshje të fshehta që nuk përfaqësojnë interesin e demokratëve të vërtetë.

#PD#ForumRinor#ZëriIRinisë#JoMashtrimit

Në shërbim të së vërtetës,

Klaudio Braimllari

Kryetar i Forumit Rinor PD, Korçë

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit