5.2 C
Pogradec
5.7 C
Korçë
4.9 C
Bilisht
4.9 C
Ersekë
4.9 C
Maliq
5.6 C
Liqenas
Thursday, April 2, 2026

Qarku Korçë në varfëri dhe shpopullim! Më shumë se gjysma e popullsisë pensionistë dhe me ndihmë ekonomike…

- Advertisement -

Nga Armand Braho/ Qarku i Korçës, me një popullsi totale prej 173,091 banorësh sipas Census 2023, përballet me një sërë sfidash të ndërlidhura me varfërinë, papunësinë dhe mungesën e iniciativave dhe klimës për krijimin e bizneseve të reja. Të dhënat tregojnë një panoramë alarmante që kërkon ndërhyrje të menjëhershme dhe strategji të qarta zhvillimi. Sipas statistikave, afro 7.000 familje në këtë qark përfitojnë ndihmë ekonomike, duke dëshmuar përmasat e problemit të varfërisë. Ku ndarja e familjeve me ndihmë ekonomike sipas bashkive është si më poshtë:

Korça: 750 familje
Maliqi: 1.998 familje
Pusteci: 60 familje
Kolonja: 203 familje
Devolli: 951 familje
Pogradeci: 3.000 familje

Këto shifra tregojnë një nivel të lartë varfërie, veçanërisht në Pogradec dhe Maliq, ku numri i familjeve në ndihmë ekonomike është më i lartë krahasuar me bashkitë e tjera, në propocion me popullsinë. Thënë ndryshe, rreth 21.000 banorë trajtohen me ndihmë ekonomike, të cilët logjikisht janë të pa punësuar.

Ndërkaq Qarku numëron 65,000 pensionistë të kategorive të ndryshme, 12.252 prej tyre janë persona me aftësi të kufizuara. Kjo përbën një barrë të madhe sociale dhe ekonomike për zonën, duke reflektuar nevojën për politika të qëndrueshme mbështetëse sidomos sociale, veçanërisht për këtë grup të ndjeshëm të popullsisë.

Një problem tjetër shqetësues është mungesa e iniciativave për të nisur biznese të reja. Sektori privat në këtë qark është i kufizuar dhe shpesh i përqendruar në aktivitete bujqësore dhe tregtare me produktivitet të ulët, apo edhe tek turizmi, sektor ky sezonal. Megjithse tendencat e tregut të punës, tërheqin fuqinë puntore kryesisht në jug ose në shtetet fqinje. Papunësia dhe migrimi masiv i të rinjve e thellojnë këtë krizë, bazuar në censusin e fundit në Qark janë më 42,909 banorë se në vitin 2013, që përfaqëson një rënie prej 19.87%, duke ndikuar negativisht në zhvillimin ekonomik dhe social të rajonit.

Statistikat thellohen më tej ku më tepër 23,663 fëmijë deri në moshën 14 vjeç janë jashtë fuqisë punëtore. Kjo shifër përfaqëson një potencial të rëndësishëm për të ardhmen, nëse qëndrojnë plotësisht duke evituar lëvizjen demografike, por mungesa e investimeve kryesisht në fushën sociale do të pasqyrojë shqetësime të mëdha. Ka një tendencë që qytetet jashtë qendrave kryesore të banimit të kthehen në “azile” të mëdhenj, por pa kujdesin e duhur dhe pa personel, pasi metropoli dhe vendet europiane po thithin krahun e punës dhe trurin e shoqërisë. Statistikat tregojnë që rreth 60% e popullsisë në qarkun juglindor është jo në marrëdhënie, duke referuar këtu dhe shkaqet e sipëcituara./Pogradecipress.al

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit