Një lajm i trishtë vjen nga Akademia e Sigurisë, e cila ka bërë me dije lajmin e ndarjes nga jeta të komisarit Genci Oshafi.
Kolegë dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit Gencit, i cili ka qenë edhe jesë e historisë së repartit RENEA. Akademia e Sigurisë, teksa i shpreh ngushëllime familjarëve shkruan se una, sakrifica dhe përkushtimi ishin pjesë e shpirtit luftarak të Genci Oshafit.
Oshafi kur nuk u tremb dhe zmbraps nga vendimi për të mbrojtur vendin dhe qytetarët edhe pse ghjatë detyrës ishte plagosur dy herë.
Postimi i plotë nga Akademia e Sigurisë:
Të dashur miq,
Sot më datën 11.07.2024, me dhimbje përcollëm duke i dhënë lamtumirën e fundit kolegut tonë, Komisar Genci Oshafit.
Ndarja nga jeta e Gencit është e rëndë për të gjithë ne dhe fjalët nuk mund ta përshkruajnë dhimbjen që ndjejmë në këto momente. Komisar Genci ishte pjesë e historisë së repartit RENEA, ku puna, sakrifica dhe përkushtimi ishin pjesë e shpirtit luftarak.
Ai nuk hezitoi asnjëherë të përballej me rreziqet në luftën kundër grupeve kriminale për të mbrojtur vendin dhe qytetarët e tij. Përkushtimi dhe guximi i tij janë shembuj frymëzues për të gjithë brezat e punonjësve të policisë, dhe sakrificat e tij nuk do të harrohen kurrë, ku dhe është plagosur dy herë në krye të detyrës.
Puna, eksperienca e përkushtimi tij, kanë lënë ndikim të thellë tek brezi i ri i punonjësve të policisë.
Të nderuara kolegë, sot, ndërsa japim lamtumirën Komisar Gencit, le të mbajmë dhe ruajmë gjithmonë kujtimin e tij. U prehsh në paqe dhe qofsh gjithmonë i kujtuar me nder dhe respekt, kolegu ynë Genci Oshafi.
I paharruar qoftë kujtimi i tij.

