5.2 C
Pogradec
5.7 C
Korçë
4.9 C
Bilisht
4.9 C
Ersekë
4.9 C
Maliq
5.6 C
Liqenas
Thursday, April 2, 2026

Editorial| Sarkazëm: Maliqi le pas Hollandën, fillon spërkatjen me pesticide të tokave bujqësore me dron!

- Advertisement -


Pasi fermerët e fushës së Maliqit, shitën plotësisht grurin stok dhe prodhimin e ri, në tregun vendas dhe për eksport me vlerë deri në 100 lekë për kilogram, gjithashtu fermerët e Voskopit dhe Kolonjës u dëmshpërblyen 100% për dëmet e breshërit. Madje dhe fermerët e zonës së Dvoranit, Blacës, Petrushës, nuk i prenë më pemët e qershisë për mungesë tregu, por shtuan sipërfaqen e mbjellë me dru frutorë, madje gjetën dhe puntorët, pasi i’a dolën që t’i paguajnë ashtu si Greqia me 40 euro dita. Gjithashtu dhe fermerët e Devollit i’a dolën të arrijnë të shesin pa firo mollët dhe qepët, shtuan edhe sipërfaqen e mbjellë me pemë që prej vitesh priteshin për mungesë tregu. Për të mos harruar, edhe shteti i’a doli të japë suvencione për naftën, plehrat kimikë, të vendosë taksën doganore për të krijuar konkurencën e duhur, si një nevojë për prodhimin vendas.


Sot vërtet ja dolëm! Arritëm majat! Po aplikojmë spërkatjen me dron në Maliq. A nuk është mbresëlënëse?! Një meritë të veçantë e kanë dhe mediat, më besoni! Nga disa, po të mos ishin publikuar shqetësimet e fermerëve, të kuruara me frustrim, zgërdheshje dhe kuje të frymëzuara që duket sikur dalin nga nënat e ushtarëve të vrarë në romanet për luftën e dytë botërore, kjo nuk do të ndodhte. Shteti është hero!


Dronat nuk do fluturojnë tashmë vetëm me urdhër të administratës, për luksin e propagandës së përditshme, që prodhojnë për të ushqyer audiencën e paditur, të indoktrinuar, shpesh herë dhe të shitur. Jo! Tani do ngrihen dhe nga “fermerët që duam”, nga ata fermerë që në vegjëlinë e tyre janë ushqyer me filmin e Avatarit, me ata që asnjë ditë nuk kanë punuar në fushë por eksperiencën e vërtetë e kanë krijuar në “Farm Ville”, këta do të ngasin dronat nga sot. Ndërsa ata të urtët, ata që bujqësinë e shohin si një mënyrë për të nxjerrë koren e bukës, ata do kënaqen duke parë…


Ps. Foto e marrë nga Arben Dulellari, sot nga vendosja në zbatim e projektit për spërkatje me dron në Maliq.

Nga Armand Braho

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit